Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Jose Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

Për Realin e Madridit dhe trajnerin Zinedine Zidane nuk janë kohë të mira. Paraqitjet e dobëta në miqësoret e verës u dukën se u hodhën shpejt pas krahëve, pas startit me fitore në sezonin e ri të La Liga. Por është dashur shumë pak që qetësia në dhomat e zhveshjes të skuadrës madrilene të prishet sërish. Meritë e barazimit 1-1 kundër Valladolid në “Santiago Bernabeu” për javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Realmadrid240819o

Nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatin, pasi tifozët dhe mediat pranë klubit “los blancos” kanë mbetur të zhgënjyer nga paraqitja në tërësi e të besurve të Zidane. Për këtë arsye, francezi është bërë sërish shënjestër e kritikave të ashpra, aq sa pankina e tij po vihet në dyshim të fortë. Është e përditëshmja “AS”, që vetëm një ditë pas ndalesës në shtëpi, kthen sërish në vëmendje emrin e Jose Mourinho.

Skysports Jose Mourinho Zinedine Zidane 4412865

Sipas gazetës madrilene, tekniku portugez pret vetëm shkarkimin nga detyra të Zidane, për t’u kthyer sërish në drejtim të Realit. Duke qëndruar në atë që raporton kjo media, trajneri francez përballet me humorin e keq të disa futbollistëve për shkak të merkatos, ndërsa edhe raporti i tij me Florentino Perez është ftohur ndjeshëm.

Related posts

FAKT/ Njëri prej më të mirëve në botë, ICARDIN nuk e ndal asgjë

Isa.Autor

BRAKTIS JUVENTUSIN/ Mesfushori bashkohet me një tjetër italian në Portugali

Isa.Autor

I SHKATËRRUAR PLOTËSISHT/ FOTO e Messit bën xhiron e botës, pas poshtërimit gjerman

Delo.autor

Leave a Comment