Futboll

Profesori i ligjit frikëson Realin: Përse CR7 mund të futet në burg

Kërkesa e bërë nga prokuroria e Spanjës për të dënuar me 15 vite burg Cristiano Ronaldo-n dhe me 5 Xabi Alons-n, sepse dyshohet se janë fajtorë për evazion fiskal ndaj shtetit ka shkaktuar një frikë të madhe te madrilenët.

Në lidhje me këtë çështje, radioja spanjolle “Cadena COPE” kontaktoi me profesorin e të “Drejtës penale” Emilio Cortés, i cili bëri një analizë të hollësishme në lidhje me akuzat e bëra ndaj yllit të Realit dhe ndaj ish madrilenit.

“Teknikisht, sigurisht që është e mundur që të dy mund të futen në burg, asgjë nuk po shpiket. Është tjetër gjë nëse rritet dënimi. Gjykatësi nuk mund të japë një dënim më të madh se sa kërkon prokuroria, por është dënimi maksimal i cili po krijon një lloj parehatie. Mua më duken të ekzagjeruar 15 vitet e kërkuara për Cristiano Ronaldo-n. Janë shumë aq…Por pesë vite mund të kërkohen dhe mundësia që ai të futet në burg ekziston”,

Emilio Cortés dha një mesazh për dy futbollistët e implikuar dhe për popullin madrilen në përgjithësi.

“Ajo që do Agencia Tributaria është që paraja të rikuperohet dhe jo që personat e përfshirë të futen në burg. Edhe pse reformat e fundit kanë sjellë edhe dënimin me burg. Aktualisht në Spanjë ka një krizë ekonomike dhe përdoret “E Drejta Penale” në mënyrë që të kryhet pagesa.

Në këto raste me Cristiano-n, Xabi Alonso-n dhe po ashtu Mourinho-n, synimi është që të arrihet një akord që të mund të paguhen detyrimet deri në centin e fundit, për aq sa ata i detyrohen shtetit”, përfundoi profesori i të “Drejtës Penale” në Spanjë.

Related posts

SHPËRTHEN SHERRI INTER-JUVENTUS/ Dybala akuzohet si simulues (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

EFEKTI ANCELOTTI/ 100 orë, NAPOLI vendos REKORD mes ekipeve të Serisë A

Isa.Autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Rodri, De Bruyne ndëshkon Leeds (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment