Futboll

PROFIL/ Kush ishte kapiteni Davide Astori që humbi jetën nga një atak kardiak; Familja dhe karriera

Një vdekje e papritur e kapitenit të Fiorentinës ka tronditur botën e futbollit.

Davide Astori, gjithashtu mbrojtës në kombëtaren italiane, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte vendosur skuadra e tij në pritje të ndeshjes kundër Udines sot.

Ai la sot pas partneren e tij, modelen Francesca Fioretti dhe vajzën e tyre pak më shumë se dy vjeçe.

Jeta private

Futbolli nuk ishte i vetmi pasion i Davide Astorit, i cili gjithashtu donte modën dhe dizajnin. Në Twitter, me shaka e përcshkruante veten si: “Projektues i modës botërore dhe futbollist në kohën e tij të lirë”.

Jashtë fushës së gjelbër, marrëdhënia e tij me Francesca Fioretti, modele, është e njohur. Të dy kishin qenë së bashku për disa vjet dhe në shkurt të vitit 2016 lindi Vittoria, vajza e tyre.

Karriera

Astori e nisi karrierën në AC Milan, ku kurrë nuk luajti një ndeshje në Serinë A, para se të shkonte në Cagliari, klubi ku ai bëri përparim të madh.

Në vitin 2014, ai u transferua me huazim tek Roma, e një vit më vonë bëri një transferim të ngjashëm me Fiorentinën.

Kapiteni i Fiorentinës lë fëmijën jetim, dy javë pasi u bë baba?

“Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, papritmas vdiq në gjumë natën e kaluar, ndërsa ishte në hotelin e ekipit duke pritur ndeshjen kundër Udineses. Ai u bë baba vetëm dy javë më parë”, shkruan FTS Football.

Ai e kishte nje vajze dy vjece, teksa nuk eshte e konfirmuar se ai kishte nje femije te dyte dy jave me pare.

 

 

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares realizon SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso pas fitores ndaj Lazio-s: Goli i Cutrone-s duhet të ishte anuluar

Q.Autor

STATISTIKAT/ Super sfida Roma-Milan, ja bilanci interesant mes dy skuadrave…

Delo.autor

Leave a Comment