Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Barça i “falet” Lewandowskit, Yamal fiton duelin me Nico Williams

Barcelona bind edhe në javën e dytë të La Liga-s. Skuadra katalanase është në krye me gjashtë pikë pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos. Sfidë e nxehtë dhe ritëm i lartë që në fillim, me katalanasit që përpiqen të luajnë lojën dhe të menaxhojnë topin. Nga mesi i pjesës së parë, vendasit e thyen ngërçin, falë perlës së parë të sezonit të Lamine Yamal në minutën e 24-ët. Megjithatë, në minutën e 42-të u vendos barazpesha në 1-1, me Sancet që realizoi një penallti.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Flick shtypën gazin, duke kërkuar një avantazh të ri. Lewandowski shpërdoroi vërtet shumë, polaku ishte I pafat madje, pasi goditi dy here edhe shtyllën. Në minutën e 75-të vendasit gjetën përfundimisht 2-1, me kombinimin Pedri-Lewandovski, me polakun që finalizoi saktë. Skuadra e Valverdes tentoi ta rikthejë në fund, por pa ia arritur qëllimit. Barcelona fiton dhe fluturon në 6 pikë, 5 më shumë se Reali që do të luajë të dielën në shtëpi përballë Real Valladolid.

Related posts

GETAFE – BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë fitoren e 5 radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Tre klubet e kryeqytetit kërkesë të luajnë në stadiumin “Air Albania”. Ja arsyeja…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Nigeri-Islandë

Sadik.Autor

Leave a Comment