Futboll

“Putin si Hitleri, Kupa e Botës ‘Rusi 2018’ njëlloj me Lojërat Olimpike 1936”

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka rënë dakord me krahasimin e një prej anëtarëve të Partisë Laburiste, sipas të cilit, Vladimir Putin do ta përdorë Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, njëlloj sikurse bëri Hitleri me Lojërat Olimpike në vitin 1936. Duke folur në Komitetin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë, anëtari i Partisë Laburiste, Ian Austin bëri deklaratën e bujshme dhe apeloi që Anglia të bojkotojë turneun.

Rezultate imazhesh për hitler olimpic games 1936

Duke iu përgjigjur komentit, Johnson tha: “Po, unë mendoj se krahasimi me turneun e vitit 1936 është qartësisht i drejtë”. Johnson beson se Putin është i vendosur të portretizojë Rusinë si sërish të fortë, në vijim të kolapsit të Bashkimit Sovjetik, dhe dëshiron që kombi i tij të merrest sërish seriozisht, me çdo kusht.

Related posts

“NJË KAPITEN”/ Toti sulmon legjendën e Juventusit: Ai ishte një qaraman, pak ta prekje…

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Pas Ramsey, Juventus “BOMBARDON” me një yll tjetër

F.autor

Njeri i vogël që përdor gënjeshtrat për të…” ultrasit e Interit sulmojnë rivalin

Delo.autor

Leave a Comment