Futboll

Panuçi nuk e grumbulloi, mesfushori shqiptar i kundërpërgjigjet me gol

Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdareviç, është duke kaluar një formë të shkëlqyer me klubin grek të AEK-ut. Pas dopietës së shënuar në miqësoren ndaj Lamias, në datën 16 mars, 27-vjeçari ka shënuar një tjetër gol në takimin miqësor, kësaj here ndaj Panetolikos.

Ajdareviç e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në minutën e 12-të gjeti golin e avantazhit për skuadrën e AEK-ut. Golat e shqiptarit, shërbejnë si kundërpërgjigje për trajnerin Panuçi, i cili zgjodhi të mos e grumbullonte, për takimin miqësor, që do të zhvillohet ditën e hënë ndaj Norvegjisë.

Ajdarevic

Related posts

GODITI ME SHQELM FANELLËN/ Futbollisti i Kombëtares: Gjest i papranueshëm, por unë …

F.autor

SUPER MERKATO/ Roma nuk ndalet, gati akordi me kampionin e botës

Isa.Autor

NUK SHKON SIPAS PLANIT/ Chelsea bllokon largimin e mbrojtësit Christensen në…

Isa.Autor

Leave a Comment