Futboll Premier League Sport

PRITET KONFIRMIMI I HIGUAINIT/ Sarri zyrtarizon: Nuk mund të luajë, më parë duhet…

Gonzalo Higuain është i Chelseat tashmë, pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi në orët e pasdites, ashtu siç do bëjë edhe Milani me Piatek.

Në vigjilje të sfidës me Tottenham për Carabao Cup, në konferencë për shtyp ka dalë Maurizio Sarri ku vëmendjen më të madhe e ka marrë çështja e sulmuesit argjentinas.

Sarri për Higuainin: Ai është një sulmues shumë i fortë, veçanërisht në sezonin tim të parë me Napolin. Ai ia doli shumë mirë. Sigurisht, ai është një nga sulmuesit më të mirë në karrierën time. Ai ka luajtur për katër sezone me Real Madrid dhe është lojtari i duhur për të luajtur këtu.

A do luajë nesër? Mendoj se është e pamundur. Nuk e di nëse do ketë ndonjë problem. Më parë duhet të flas me mjekët dhe klubin. Nuk e kam takuar ende atë.

Çfarë mund të sjellë Higuain? “Besojmë se sot do të firmosë kontratën e tij. Shpresoj të fillojë të shënojë gola për ne. E di që ka patur disa vështirësi në këto momente, por shpresojmë se ai do të kthehet në formën e tij më të mirë”.

Karakter i vrazhdë? Ai dëshiron të fitojë gjithmonë, në pesë vitet e fundit ai e ka humbur qetësinë vetëm në dy raste. Kjo ndodh vetëm se ai dëshiron të fitojë. Nuk mund ta quaj dështim.

A iu rikthehet besimi me Higuainin? Shpresoj. Unë mendoj se klubi pajtohet me mua për ekipin dhe është e vështirë që në janar të gjendet një nga sulmuesit më të rëndësishëm në botë. Klubi po punon shumë mirë, nuk është e lehtë të gjesh një sulmues shumë të rëndësishëm.

Related posts

ÇËSHTJA E YLLIT ARGJENTINAS/ Gentile: Largimi i Dybala do të ishte goditje e rëndë për Juventusin

Delo.autor

“RILINDJA E DJALLIT”/ MILANI ndryshon edhe përgjegjësin e TALENTEVE, afrohet zbuluesi i MBAPPES (FOTO)

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ PAMJET E REJA tregojnë se McGregor nuk ka qenë I PAFAJSHËM (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment