Futboll

Ranieri: S’më ka kontaktuar njeri për Italinë

Claudio Ranieri nuk është kontaktuar nga askush nga Federata Italiane e Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kaltër.

Trajneri aktual i Nantes, në një intervistë të dhënë për mediat italiane u shpreh se nuk është e vërtetë që ka biseduar me drejtues të federatës, por, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do ta merrte në konsideratë ofertën.

66-vjeçari u shpreh se ka edhe 1 vit kontratë me Nantes dhe do të bisedonte me klubin francez për të marrë vendimin më të mirë.

Related posts

NDRYSHIME TË PAPARASHIKUARA NË EKIP/ Barcelona ka nëntë super lojtar për tre vende në…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Valencian dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Pjesë e parë spektakolare, skuadra e Bledi Shkëmbit vuan në Gjirokastër (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment