Futboll

Rast i ngjashëm dopingu me Nasri, ky është rreziku që i kanoset Jashanicës

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, pak ditë më parë raportoi se futbollisti i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping të bërë para disa muajsh, në ndeshjen e Europa Leagues kundër Young Boys.

Klubi i Skënderbeut njoftoi se futbollisti kishte marrë me injeksion një suplement për të trajtuar alergjitë dhe nuk e dinte se ishte i dëmshëm.

Por, pavarësisht se marrja e dopingut ishte në mënyrë të pavullnetshme, Jashanica pritet që sërish të dënohet.

Rasti i mbrojtësit të Skënderbeut është i ngjashëm me rastin e futbollistit të njohur, Samir Nasri, i cili u dënua me 6 muaj pezullim nga UEFA, pasi kishte marrë doping në mënyrë të pavullnetshme.

Nasri ishte shtruar në një klinikë në Amerikë, ku kishte bërë një terapi me infuzion, por në testet e UEFA-s rezultoi se gjatë terapisë në trupin e tij ishin futur dhe substanca të ndaluara.

Për këtë arsye, Nasri u dënua me 6 muaj. Edhe Bajram Jashanica pritet që të marrë një dënim të ngjashëm nga UEFA, pra nga 5 deri në 12 muaj.

Related posts

ANALIZA NË BAZË TË STATISTIKAVE/ Ja cili futbollist është më i ngjashëm me Messin

Delo.autor

DIKUR SHËNOTE GOLA “BOMBË”/ Stankoviç pret derbin: Sfidë unike, ja kush e fiton

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Kampioneve: Tre ndeshje fillojnë me gol që në minutat e parë

Isa.Autor

Leave a Comment