Futboll La Liga

Real-CR7, zbulohet kërkesa e veçantë e portugezit për kontratën e re

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madrid, kërkon të jetë futbollisti më i paguar në planet. Pavarësisht se ka fituar Topin e Artë për dy vite me radhë, 33-vjeçari është vetëm lojtari i tretë më i paguar në botë. Sulmuesi portugez fiton më pak se Neymar dhe Messi, por synon ta ndryshojë këtë gjë kur të nënshkruajë kontratën e re.

Sipas “Mundo Deportivo”, ai ka kërkuar të fitojë 1 milionë euro më shumë se ylli i Barcelona-s dhe rivali i tij i përjetshëm, Leo Messi. CR7 ka kërkuar përfshirjen e disa bonuseve në kontratën e re, që të pasqyrojnë trofetë individual dhe golat e shënuar. Ronaldo ka qenë në formë të shkëlqyer në javët e fundit pas një fillimi të ngadaltë në këtë sezon.

Ai ka shënuar 21 gola në 11 ndeshjet e fundit duke ndihmuar Real Madrid të arrijë në çerekfinalet e Champions League. Kjo paraqitje e tij, gjithashtu, ka ndihmuar Real Madrid të sigurojë pozicionimin mes katër vendeve të para në kampionat.

Related posts

GATI PËR SUPERIOREN/ Shkëlqen Partizani: Fiton trofeun në triangolaren e Durrësit

Isa.Autor

28 HAPA, 12 SEKONDA DHE HUQ/ Shaw TALLET KEQ me penalltinë e POGBAS (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME! Kryesuesit e Superiores të zhytur në borxhe, FIFA i dënon tre herë brenda 5 ditësh për gjyqet e humbura me masa drastike

F.autor

Leave a Comment