Futboll Seria A

Napoli, De Laurentiis përgatit një dhuratë 50 mln euro për të bindur Sarri-n

Të forcohet në mënyrën e duhur skuadra për të garantuar një të ardhme të suksesshme. Maurizio Sarri, i cili pritet të takohet me presidentin Aurelio De Laurentiis për të folur për rinovimin e kontratës, ka qenë i qartë. Trajneri, që ka transformuar Napoli-n në një ekip në gjendje për të luftuar për titullin, kërkon të kuptojë sa i gatshëm do të jetë klubi për të plotësuar kërkesat e tij para se të nënshkruajë kontratën e re.

Një nga emrat që kërkon tekniku është Denis Suarez, mesfushori i Barcelona-s, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde. Spanjolli pëlqehet shumë nga Sarri, i cili dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Barcelona, që tashmë ka vendosur ta shesë lojtarin, ka fiksuar çmimin në 50 milionë euro. Një shumë kjo që De Laurentiis duket se është i gatshëm ta paguajë për ta bindur trajnerin të qëndrojë.

Përveç spanjollit, presidenti napolitan është i gatshëm ta kënaqë trajnerin edhe me lojtarët të tjerë, të cilët konsiderohen të domosdoshëm nga tekniku. Mes tyre janë emrat e Federico Chiesa dhe Simone Verdi, pa harruar ata kampionë që do të përforconin repartet e tjerë të ekipit: Darmian dhe Vrsaljko për mbrojtjen dhe Torreira për mesfushën.

Related posts

RONALDO APO MESSI, KUSH ËSHTË MË I MIRË? Mourinho ka një tjetër preferencë

Delo.autor

AL KHELAIFI “MBYLL QESEN”/ PSG heq dorë nga Osimhen. Conte në pritje të Lukalut, por Chelsea i prish planet

F.autor

Pjanic: I kam thënë jo Tottenham për këtë arsye

Q.Autor

Leave a Comment