Futboll

Wanda: Icardi çdo ditë e më i vlefshëm, gati rinovimi me Interin

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit ka thënë se sulmuesi i Interit vlen çdo ditë e më shumë. Ajo ka siguruar se nuk ka tensionet sa i përket rinovimit të tij me Interit.

Përfaqësuesi argjentinas ka klauzolë lirim në vlerë 110 milionë euro në kontratë me Interin, e cila mund të aktivizohet nga klubet jashtë Italisë në verë.

Si pasojë, “Zikaltrit” janë të përkushtuar të mbajnë atë duke i ofruar kontratë të re me rritje page dhe të klauzolës.

“Mauro bën zhurmë në fushë, aty ku duhet të bëjë”, ka thënë Wanda Icardi, bashkëshortja dhe agjentja e Icardit për Gazzetta Dello Sport.

“Jemi shumë të qetë për këtë. Besojmë në rinovim. Kur takoj drejtorin sportiv [Piero Ausilio] në stadium, qeshim dhe bëjmë shumë shaka”, ka shtuar ajo.

“Nganjëherë bëjmë shaka se Icardi kushton çdo ditë e më shumë. Jemi të qetë, pa tensione”, theksoi ajo.

Related posts

“SPIDERMAN” NË DERBIN E KOLUMBISË/ Portieri ndal tre predha në dy sekonda (VIDEO)

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Mancini me surpriza, Enrique i beson sulmin Oyarzabal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DISFATA NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Flet trajneri Pioli: 95 minuta pa frikë, tek “Kuqezinjtë” nuk…

Delo.autor

Leave a Comment