Futboll La Liga

Reali do të sakrifikojë një yll për të blerë Neymar

Real Madrid ka në plan që të shesë një nga lojtarët më të mirë që ka në skuadër për të marrë shërbimet e Neymar nga PSG. Gjigantët spanjollë e kanë pranuar tashmë edhe me anë të presidentit të tyre, Florentino Perez që do të bëjnë të pamundurën për të afruar yllin brazilian në skuadër.

Mirëpo, për të arritur këtë marrëveshje duhet që të plotësojnë shifrën që kërkon klubi parisien për të shitur ish-yllin e Barçës. Neymar u transferua merkaton e verës së kaluar nga “Camp Nou” në “Parc des Princes” për 198 milionë paund.

Mirëpo lojtari dhe pse në kampionat ka bërë paraqitje mjaft pozitive, nuk është përshtatur siç duhet me ekipin ndaj shanset për t’u rikthyer në La Liga janë të larta. Më parë mediat spanjolle shkruanin që vetë 26-vjeçari u ka thënë shokëve të tij katalanas, Pique dhe Messi-t që dëshiron të rikthehet në Barcelonë dhe se është penduar që nënshkroi në Ligue 1.

Për të qëndruar brenda rregullores së Fair Play Financiar, Zinedine Zidane do të duhet të shesë Casemiro-n- shkruan “El Gol Digital”. Nga shitja e tij, kryeqytetasit mund të ftojnë 80 milionë euro, shumë që do t’i ndihmojë për të paguar çmimin e kartonit të Neymar. Kjo marrëveshje do të rregullonte edhe negociatat mes dy klubeve në të ardhmen.

Sulmuesi brazilian momentalisht nuk ka folur për asnjë media për një kalim të mundshëm të tijin në merkaton e ardhshme në “Santiago Bernabeu” edhe pse lajmet rreth këtij “aksioni” vazhdojnë të qarkullojnë në mediat online dhe të shkruara.

Neymar momentalisht po vazhdon fazën e rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Marseille në kampionat, ku më pas u detyrua të operohej në Brazil. Lojtari po bëhet gati që t’i shërbejë skuadrës për Botërorin që nis ne qershor në Rusi. Deri atëherë mbetet të presim nëse do të arrihet akordi për transferimin e tij në Madrid apo jo.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Trajneri i Portugalisë: Dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim…

Delo.autor

REAL MADRID GJEN ZËVËNDËSUESIN E BENZEMA/ Por kushton minimalisht 100 milionë euro

F.autor

Pikante/ Bella godet tifozët e Tiranës, “Fanatics” e bëjnë… tym

Sadik.Autor

Leave a Comment