MMA

Ferguson: Khabib do ta hedh “KO”, si plehrat në kosh

Tony Ferguson po përgatitet për duelin e UFC-223 ndaj rusit Khabib Nurmagomedov, sfidë që do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse.
Ky titull mbahet ende nga Conor McGregor, që do ta humbasë atë në momentin që do të nisë eventi. Duke folur për sfidën e radhës, Ferguson ka thumbuar rivalin rus, duke thënë: “Forma fizike e Khabib ta shpif, një sportist që nuk ka disiplinë. Një njeri që ka nevojë për dikë që t’i thotë se çfarë duhet të bëjë”.

Tony Ferguson

Amerikani po mbyll përgatitjet në prag të duelit, që pritet të jetë mjaft interesant, duke konfirmuar se do të jetë ai kampioni i ardhshëm i botës. “Do ta mposht pa probleme Khabib, do ta hedh si plehrë në kosh. Një sportist që nuk di t’i përdorë këmbët kur duelon, nuk ka ritëm në kafaz.

Për mua kjo sfidë do të jetë një argëtim”, u shpreh Tony Ferguson, që në artet marciale mikse ka një rekord prej 22 fitoresh e 3 humbjesh. Ndërsa rivali i tij Khabib Nurmagomedov ka një bilanc prej 25 fitoresh dhe asnjë humbje në kafaz.

Related posts

20 FITORE DHE 4 HUMBJE NË UFC/ Kampioni i botës Holloway mesazh sfidantit: Këtu jam unë Zot…

Delo.autor

KORONAVIRUSI TREMB UFC/ Kampionia e botës në rrezik për titullin

Delo.autor

50 FITORE E ASNJË HUMBJE/ Mayweather jep lajmin e madh dhe poston dy FOTO intriguese

Delo.autor

Leave a Comment