Futboll

Reali kërkon të nënshkruajë me lojtarin kryesor të Barçës, gati negociatat

Real Madridi është bashkuar me Manchester United në ‘luftën’ për të nënshkruar me Samuel Umtitin e Barcelonës.

“Diario Gol” pretendon se deri së fundmi Umtiti ishte duke ngecur për një rritje të arsyeshme të pages në “Camp Nou”, por një ofertë e majme me vlerë prej 9 milion euro në sezon nga Man Utd e kishte bërë atë të kërkonte të njëjtën gjë te Barça.

Drejtues të katalanasve janë treguar të shtrënguar për momentin, pasi ka shpenzuar shumë për transferimin e Coutinhos.

Ndërkohë në krahun tjetër presidenti i Madridit, Florentino Perez është me sa duket i gatshëm të përfitojë nga situata e rrezikshme e Umtitit me rivalët e përjetshëm.

Mbrojtësi i Francës ka një klauzolë lirimi me vlerë 60 milion euro

 

Related posts

Leicester shënon 2 gola të shpejtë ndaj Huddersfield, Mahrez rikthehet tek goli

Q.Autor

PRITET TË MERRET VENDIMI/ FIFA projekton ndryshimin radikal në futboll, rregulli i ri i bën nder sulmuesve

Delo.autor

LIVE/ Real Madrid-Betis, Jese dyfishon shifrat për miqtë

Delo.autor

Leave a Comment