Futboll Premier League Sport

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Tifozët e Manchester City-t me fat, sheiku Mansur u bën dhuratën e veçantë

Paguan sheiku Mansur. Pronari i Mançester Sitit ka vendosur t’u bëjë një dhuratë tifozëve që do të udhëtojnë drejt Portos për të ndjekur finalen historike të Champions-it kundër Çelsit më 29 maj. Dhe do të jetë ai që do t’i mbulojë kostot e fluturimit dhe transfertës në Portugali për 6 mijë tifozët që do të jenë në “Dragao” në fund të këtij muaji.

“Mijëra mbështetës të Sitit do të përfitojnë një dhuratë për të lehtësuar disi presionin ekonomik mbi tifozët që janë përballur dhe vazhdojnë ende të vuajnë situata të vështira financiare për shkak të pandemisë së Koronavirusit”, lexohet në komunikatën e klubit. “Të ndërgjegjshëm se si pandemia i ka goditur të gjithë tifozët e Mançester Sitit dhe ka provokuar rritjen e kostove të udhëtimit, sheiku Mansur kërkon që të heqë pengesën financiare më të rëndësishme për tifozët prezentë në finale.

Kostot e fryra të COVID-it, duke i shtuar edhe tamponët e nevojshëm por të kushtueshëm, do ta kishin bërë udhëtimin drejt finales të pamundur për shumë nga tifozë që do të ishin me fat sidoqoftë edhe po të fitonin shortin për një biletë në finale. Pep dhe skuadra kanë përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja e finales së Champions-it pas një viti kaq të vështirë është një moment me të vërtetë historik për klubin.

Është shumë e rëndësishme, sidomos për pjesën e tifozëve që kanë mbështetur Mançester Sitin në momentet e mira dhe të këqija për kaq shumë vite”, thuhet më tej në komunikatë.

Related posts

Mësoni se kur do të hidhet shorti i Europa League. Ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

Sadik.Autor

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

Leave a Comment