Futboll

Renditja e “të pamposhturve”, Gabriel Jesus afrohet me rekordmenin Lehman

Gabriel Jesus është ngjitur në vendin e katërt të të gjitha kohërave për sa i përket ecurisë pa humbje në Premier League. Braziliani, i cili shkoi te Manchester City në janar 2017, ka debutuar në kampionatin anglez në barazimin 2-2 kundër Tottenham dhe në 31 ndeshje të luajtura në total në Premier League nuk ka pasur asnjë humbje.

Ndeshja e 31-të ishte në fitorja ndaj Stoke, 2-0 ditën e hënë, dhe duke iu referuar “Opta” ai është i katërti në renditjen e të dëmtuarve, pas Didier Drogba, Jeremie Aliadiere dhe Jens Lehman.

Former Arsenal goalkeeper Jens Lehmann tops the list with a run of 47 games

Ish-portieri i Arsenal, Jens Lehmann, i cili kaloi nga Borussia Dortmund te Arsenal në vitin 2003, e nisi aventurën me londinezët me plot 47 ndeshje radhazi pa humbje në harkun e dy sezoneve, duke u bërë pjesë e “të pathyeshmëve”.

Didier Drogba kaloi te Chelsea në verën e vitit 2004 dhe në 37 ndeshjet e para në kampionatin anglez nuk pësoi asnjë humbje. Jesus mund ta arrijë nëse nuk humbet edhe në katër ndeshjet e ardhshme të kampionatit anglez. Teorikisht, ai ka mundësinë të garojë edhe me rekordin e Lehman.

Related posts

Juventusi për të mbyllur çështjen titull, sytë nga derbi i komunitetit valencian

Sadik.Autor

THELLOHET TRAGJEDIA/ Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant gjen vdekjen tragjikisht me të atin, ishte në helikopter

F.autor

MOMENTE TERRORI PËR PORTIERIN E EVERTON/ Hajdutët e kërcënojnë me thikë dhe i grabisin sendet me vlerë

Delo.autor

Leave a Comment