Futboll

Rifillimi i kampionatit grek, Ministria e Sporteve merr vendimin

Pas 3 javësh ndërprerjeje, kampionatin grek do të rinisë aktivitetin normalisht, duke filluar që nga kjo fundjavë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Sporteve në Greqi, e njëjta që njoftoi edhe pezullimin pa afat të Superligës greke.

Para se të vinte vendimi për vazhdimin e kampionatit, klubet u zotuan se do të angazhohen për të shmangur incidentet në stadium, ndërsa firmosën edhe një rregull, sipas të cilit nëse një një skuadër bëhet 3 herë protagonist me incidente, përjashtohet automatikisht nga Superliga.

Kampionati grek u ndërpre pas ndeshjes Paok-AEK, ku presidenti i selanikasve, Ivan Savidhis u fut në fushë i armatosur, teksa videot dhe fotot bënë xhiron e botës.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Carvajal “thumbon”: Nëse Valverde nuk është i kënaqur, atëherë…

Delo.autor

ME APO PA MBAPPE? PSG në ankth, Neymar sinjale divorci. Bayern pa frikë në Paris

F.autor

“A JE I ÇMENDUR?” De Biasi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Delo.autor

Leave a Comment