Futboll Seria A Sport

NGRE NË QIELL TË SHTATË “ZIKALTËRIT”/ Bergomi: Interi aktual është i papërballueshëm, mund të mposhtë këdo

“Interi në këto momente është një skuadër e papërballueshme”. Ky është vlerësimi i një emiri të madh të historisë së klubit zikaltër, ish-kapitenit Xhuzepe Bergomi, i cili në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” nuk ka kursyer vlerësimet për ish-skuadrën e tij.

“ZIkaltërit tashmë menaxhojnë çdo ndeshje sipas qejfit, mbajnë topin me personalitet dhe pushtojnë gjysmëfushën kundërshtare me të gjithë lojtarët. Tani mund të fitojnë kundër kujtdo”, ishin fjalët e ish-mbrojtësit italian.

Ai më pas ka theksuar se cilët janë emrat që bien në sy në grupin e Inzagit dhe po mbajnë para skuadrën në këtë ritëm të shkëlqyer. “Brozoviç është mbresëlënëse, di gjithmonë ku duhet të pozicionohet dhe interpreton dy fazat e lojës në mënyrë perfekte. Ka personalitet dhe ndërgjegjshmëri, është motori i vërtetë i ekipit dhe tashmë është kthyer në një të pazëvendësueshëm. Çalhanoglu më në fund po tregon se është një lojtar klasi të lartë dhe rendimenti i tij është në nivelet e Luis Albertos në ditët më të mira kur Inzagi ishte te Lacio. Pastaj nëse Korrea është ai që kemi parë në ndeshjen ndaj Romës, atëherë do të jetë e vështirë të gjendet një mënyrë për të ndalur këtë skuadër”, tha Bergomi.

Related posts

ASIST “MAGJIK” I SUSOS/ “Bomberi” Hernandez ndëshkon Bolognan, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Juventusi synon mbrojtësin belg që ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League 

Isa.Autor

PSG/ Trajneri Luis Enrique: Tani jemi në fazën finale, duam trofe

F.autor

Leave a Comment