Futboll Seria A

Jo vetëm lojtarë të mëdhenj, Milani po ndjek edhe dy talente zvicerane

Milani ka si synim përforcimin e akademisë, dhe për këtë arsye po i kushton vëmendje të veçantë lojtarëve të rinj në moshë, që t’i afrojë në klub dhe për t’i stërvitur në mënyrë që të bëhen yje në të ardhmen. Dhe momenti më i mirë, për të zbuluar talentet e reja, është kur luajnë kombëtaret U-21.


Për këtë arsye një njeri i besuar i drejtorit sportiv të kuqezinjve, Mirabeli ka qenë i pranishëm sot në ndeshjen U-21 midis Zvicrës dhe Portugalisë, e përfunduar me rezultatin 2-4. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane interesi është fokusuar tek Sandro Lauper që aktivizohet me Thun dhe Jordan Mvula Lotomb që aktivizohet tek Young Boys, të dyja këto ekipe militojnë në kampionatin zviceran.

Lauper është 21-vjeçar dhe luan si mesfushor, ku këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje, dhe ka shënuar 2 gola, kurse Lotomb është 19-vjeçar dhe luan si mbrojtës dhe ka luajtur 19 ndeshje.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mund të operohet, ylli i Juventus rrezikon të humbasë fillimin e sezonit

Delo.autor

Icardi largohet nga Interi? Zikaltërit arrijnë marrëveshjen me zëvendësuesin

Sadik.Autor

Sadiku zgjedh Instagramin të komentojë kalimin te Levante: Jo gjithmonë kam marrë çfarë meritoja

Q.Autor

Leave a Comment