Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI PAS DËNIMIT/ Spalletti: Futbolli nuk është prioriteti kryesor i Nainggolanit

Luciano Spalletti i është drejtuar mesfushorit të Interit, Radja Nainggolan, që të mos merret më shumë me gjërat jashtë futbollit.

Nainggola u kthye në aksion me Interin si zëvendësues në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Empolit të shtunën, pasi ishte i dënuar për arsye disiplinore nga klubi italian.

“Ne e duam atë, ai është një djalosh i ndjeshëm dhe ai ka të gjitha kualitet për t’u sjellë mirë. Mirëpo nganjëherë edhe babai fjaloset me djalin e tij”, ka thënë Spalletti.

“Radja është i interesuar më shumë në gjëra të tjera, dhe nëse vendosë më shumë gjëra para futbollit atëherë nuk fiton”.

“Ai ka tri ose katër gjëra që i vendosë para futbollit dhe disa prej tyre duhet të hiqen”.

Related posts

SULMUESI I NIGERIAN NUK PËRMBAHET/ Dhuron spektakël i zhveshur me këngën… “Anna” (VIDEO)

Delo.autor

Alarmohet Reali, Modric e Kroos mund të largohen gjatë verës

Sadik.Autor

NË ARABI “JOSHIN” RAMADANIN/ Mund të largohet nga Lecce

F.autor

Leave a Comment