Futboll

De Gea: Në Angli më respektojnë më shumë se në Spanjë

Portieri i Manchester United ka pranuar se nuk ndjen të njëjtin respekt dhe admirim në vendlindjen e tij të Spanjës sa merr në Angli.

Portieri 27-vjeçar është kthyer në një nga portierët më të mirë në botë që pas transferimit të tij tek United në 2011.

De Gea do të jetë titullar për Spanjën në Rusi 2018.

“Në Angli kam një admirim dhe respekt të madh që nuk e ndjej shumë këtu,” shprehet ai për Goal.

“Por sa herë që vij te përfaqësuesja ndjej ngrohtësi, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

De Gea prej vitesh tashmë është subjekt i një transferimi te Real Madrid. Madje në 2015 ai mund të quhej një lojtar i Los Blancos por operacioni u prish në minutat e fundit për çështje administrative.

Ai ka një kontratë deri në 2019 me United. Ai ka bërë 30 paraqitje këtë sezon në Premier League, duke mbajtur 15 herë rrjetën të paprekur, dhe katër herë të tjera në Champions League.

The 27-year-old has established himself as one of the world's best stoppers

Related posts

BALLON D’OR 2021/ Fjalët e para të Messit pas fitimit të “Topit të Artë”, ka një urim të veçantë për Lewandowskin

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë dy-vjeçare, mesfushori shqiptar firmos me klubin e madh gjerman

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Sakrificë 100 milionëshe, zbulohet ëndrra e madhe e Allegri-t

Delo.autor

Leave a Comment