Të tjera

Rikthim tirumfues për Serena Williams, fiton sfidën e parë pas 15 muajsh pushim

Një ovacion i madh i fansave ka pritur sot rikthimin në fushë të tenistes amerikane Serena Williams, ish-numri 1 në botë, që ka debutuar pas 15 muajsh në një turne, atë të Indian Wells (u tërhoq përkohësisht, pasi 6 muaj më parë u bë nënë). Dhe që në start tenistja amerikane ka treguar se është një kampione, duke mundur 2-0 (7-5, 6-4) kazaken Zarina Diyas, një rivale 11 vite më e re në moshë.

Nuk ishte aspak e lehtë për mua të rikthehesha në sport pas lindjes së vajzës. Për fat, gjërat shkuan mirë në këtë ndeshje të parë. Jam paksa e ndryshkur, por nuk ka rëndësi. Kam ardhur në këtë turne jo për të fituar, por për të dhënë më të mirën e mundshme dhe jam e kënaqur që u riktheva me fitore”, tha Serena Williams, 36 vjeçe, që në turin e dytë do të përballet me holandezen Kiki Bertens.

Related posts

KAMPIONE EUROPE NË “KICK BOX”/ Ilda Lelo tregon detaje nga eventi dedikuar vajzave

F.autor

“TOKIO 2020″/ Fitoi medalje të artë, sportistja shpërblehet me 500 mijë euro dhe një shtëpi nga qeveria

Delo.autor

FORMULA 1/ Befason Ferrari, dominon provat e lira në Holandë. Probleme për Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment