Futboll

Ronaldo e tepron përsëri: Askush s’do të krahasohet me mua, s’do të ketë një tjetër Cristiano Ronaldo

Në botën e futbollit janë duke u rritur disa talentë dhe shumë tjerë e kanë potencialin për t’u bërë super yje, dhe prapëseprapë Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush tjetër do të jetë si ai.

Ai mendon se arritjet dhe stili i tij janë unike, transmeton Express.

“Në fillim ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë”, ka shpjeguar Ronaldo në një video reklamuese për Nike.

“Shokët më shikonin dhe thoshin ‘Çfarë po flet ti’?”, ka theksuar portugezi.

Ai ka shtuar: “Nuk shoh shumë njerëz me talentin, përkushtimin dhe punën time. Askush nuk do të krahasohet me mua, askush nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Ju do të jeni ju dhe unë do të jem unë”.

 

Related posts

FRIKËSON BARCELONËN ME DEKLARATËN/ Mesfushori Correa: Dyert tona janë gjithmonë të hapura për…

Delo.autor

SIGUROI KUALIFIKIMIN NË CHAMPIONS/ Rashford ka shpikur gjuajtjen vdekjeprurëse për portierët (VIDEO)

Delo.autor

“BLUTË E LODRËS” TË PAPËRMBAJTSHËM/ Super Pulisic, Chelsea dyfishon ndaj Palace (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment