MMA

Ronda Rousey: Pas humbjes me Nunes mendova se Zoti më kishte braktisur

Ish-kampionia e botës në artet marciale mikse Rond Rousey ka folur sot për humbjen e saj të fundit në kafaz, atë ndaj Amanda Nunes, më 30 dhjetor 2016, në eventin e UFC-207.

Në këtë sfidë, Rousey tentoi të rimerrte titullin kampion në UFC, por nuk ia doli dot mbanë. “E mbaj mend mjaft mirë sfidën time të fundit. Gjithnjë kam menduar duke ikur nga kafazi se Zoti më urren dhe se tek unë nuk ka mbetur më asgjë”, u shpreh Ronda Rousey, 12 fitore dhe 2 humbje në MMA.

Ikona e UFC-së u shpreh se pas kësaj humbje ajo është mbështetur te bashkëshorti i saj Travis Browne për të kaluar këtë moment të vështirë të karrierës së saj. “Bashkëshorti im është fantastik, më mësoi se si të përballoj këto momente të vështira dhe tashmë nuk kam më frikë”, deklaroi Rousey, që pas një muaji do të debutojë në WWE, sportin e ri, pasi ka vendosur që të mos ngjitet më në kafaz. “Gjithnjë kam dashur të jem pjesë e wrestlemania”, tha Rousey

Related posts

DEKLARATA E PARË PAS ARRESTIT/ McGregor: Durimi është një virtyt mbi të cilin vazhdoj…

Delo.autor

MBYLLET SFIDA PËR 5 SEKONDA/ Shënohet “knock-out” më i shpejtë në historië e UFC (VIDEO)

Delo.autor

“NOTORIOUS” KËRKON REVANSH ME KHABIB/ Vjen përgjigjja nga rusi: S’do të jesh kurrë kampion

Delo.autor

Leave a Comment