Futboll

Roy Keane: Mos më bëni të qesh, s’i e krahasoni Hazard me Messin…

Roy Keane ka qeshur me sugjerimet se Eden Hazard është i njëjti kalibër lojtari si Lionel Messi. Dyshja në fjalë u vu përballë të mërkurën, pasi Barcelona e Messit priti Chelsea e Hazard në një sfidën e kthimit të 1/8 finale të Champions-it. Katalanasit fituan 3-0, dy gola i shënoi ylli argjentinas, i cili u shfaq në mënyrë të plotë i paarritshëm nga të tjerët.

Messi shënoi vetëm tri minuta pasi loja nisi, për t’i dhënë Barcelonës avantazhin e hershëm, duke vendosur në rrugën e duhur fitoren dhe kualifikimin e të tijve në çerekfinale të Champions-it. Ndikimi që Hazard kishte në këtë ndeshje, ndërkohë, ishte minimal dhe tipik për të bërë dallimin në mes të dy lojtarëve.

“Ai mund të jetë shumë, shumë i mirë, por për mua ka shumë ditë jashtë, kur nuk është i gatshëm ta tregojë veten sa vlen, – ka thënë Kane për ITV. – Nëse po përpiqeni ta krahasoni belgun me Messin, ai është prapa tij. Messi dhe Ronaldo e kanë dëshmuar veten vit pas viti. Ata luajnë 50, ose 60 ndeshje në sezon dhe prodhojnë gola javë për javë. Këtë gjë, lojtarë të tjerë, për të cilët ne po flasim, nuk e bëjnë”.
Hazard ka kontribuar me 15 gola në përpjekjet e Chelsea këtë sezon, ndërsa e ka përfunduar tashmë angazhimin në Ligën e Kampionëve me tre gola dhe katër asiste nën emrin e tij. Messi, ndërkohë, ka shënuar 34 herë në të gjitha garat, këtë sezon.

Related posts

CARDIFF-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për tiu afruar vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Ndizet sfida në “Selman Stërmasi”, “bardheblutë” pretendojnë për tre penallti (VIDEO)

Delo.autor

E ZBULON FIGO/ Ja pse MESSI nuk është ai i Barcelonës, edhe tek Argjentina sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment