Futboll La Liga Sport

PAS POLEMIKAVE PËR KONFLIKTIN “MJEKËSOR”/ Umtiti mohon: Zgjodha të mos operohem sepse…

Samuel Umtiti, një lider në prapavijën e kombëtares së Francës, kampion bote me të, qendërmbrojtës në një prej klubeve më të rëndësishme në kontinent, ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”. Në të flet për herë të parë hapur për vendimin e tij që të mos operohet, por të shërohej me mënyra të tjera nga problemet në kërcin e gjurit të majtë.

Umtiti siguron se nuk ka pasur konflikt “mjekësor” me klubin katalanas, i cili, sipas disa zërave, e kishte rekomanduar atë që të kryente operacion: Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë konflikt me klubin për vendimin kam marrë. Barcelona gjithmonë më ka dëgjuar dhe mbështetur, edhe kur shkova në Katar. E pranoi mënyrën që zgjodha për t’u rikuperuar dhe ishte gjithmonë në kontakt të përhershëm me mua“.

Umtiti ka pranuar se kishte dyshime mbi faktin, nëse kishte marrë vendimin më të mirë në këtë drejtim: Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Zgjodha të mos operohem, edhe pse jam i fortë mendërisht. Ka pasur raste, kur kam dyshuar nëse gjithçka do të shkojë mirë. Më i sigurti do të kishte qenë operacioni, por për fat të mirë edhe rruga tjetër që ndoqa për t’u riaftësuar shkoi mirë. Kam qenë me fat, që jam këshilluar mirë nga njerëzit përreth“.

Dhe tani, ai ndjehet i gatshëm për ta ndihmuar Barcelonën: Jam shumë i lumtur, që mund të luaj. Eshtë diçka, që nuk kam qenë në gjendje ta bëj gjatë tre muajve të fundit. Gjëja më e rëndësishme është që të kem shëndet të mirë për gjurin dhe trupin tim, për t’iu përgjigjur sa më mire sfidave sportive që kam përpara“.

Related posts

“POGBA DO TË LARGOHET?” Ish-futbollisti këshillon Manchester United: Ja kush është zëvendësuesi ideal

Delo.autor

HAKIMI ËSHTË “MACRON I RI”/ Por Conte e trajton si një dosido. Tek Milan, Theo nuk…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gati e pamundur të luhen, pritet anulimi i dy ndeshjeve miqësore të kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment