Futboll

Rrëfehet ish-drejtuesi bardheblu: Tirana ra prej kompromisit me Kukësin, tifozët kanë të drejtë

Salih Tagani “skanon” Tiranën. Ish-administratori nuk e diskuton ngjitjen, megjithatë thekson se rënia e bardhebluve erdhi prej kompromisit të famshëm me Kukësin.

Ish-administratori u del në krahë tifozëve për çështjen e kartës së identitetit, ndërsa hedh akuza për “sabotazh” për një titull të humbur në vitin e largët 2012-të.

Evidenton sukseset në kohën kur drejtonte Tiranën, madje, me krenari, thekson se e la klubin jo vetëm me trofe të fituara, por pa kurrfarë dëmi financiar.

Z.Tagani, a e keni ndjekur Tiranën këtë vit?

Të them të drejtën pak, pasi nuk më përputhen oraret. Por që pasi janë larguar edhe tifozët, më është bërë diçka e ftohtë. Më vjen keq që ranë. Është e pafalshme për historinë e këtij klubi.

Mendoni se nuk do të diskutohet ngjitja?

Shpresoj që të mos diskutohet, pasi dy vite në atë kategori do ishin katastrofë. Mundësitë i ka, nuk i mungon asgjë.

Tifozët vazhdojnë luftën me klubin, do rikthehen në stadium, por pa bërë “paqe”. Pse ndodh kjo?

Vetë kategoria ku është tani Tirana, e justifikon këtë gjë. Kaq mjafton. Është e paperceptueshme për një tifoz bardheblu, që të shohë ekipin aty ku është sot.

Për të mirën e Tiranës, a nuk duhet që të ketë një lloj “paqeje” mes palëve?

Nuk mendoj se Tirana do të binte nëse nuk do kishte bërë kompromis me Kukësin. Tirana nuk ka bërë kurrë, ndaj pse duhet të bënte këtë radhë?! Me ne, të gjithë kanë luftuar për jetë a vdekje.

Kjo i solli rënien sipas jush?

Ajo i futi shkelmin. Megjithatë, edhe nëse nuk do kishte bërë kompromis me Kukësin, prapë do ishte në pozita të këqija. Në kohën time, përtej vështirësive, dolëm në vend të tretë, morëm Kupë e Superkupë. Ishim 4 pikë larg vendit të parë.

Related posts

NGRITJA E JASHTËZAKONSHME E MBAPPES/ Nga një “I PANJOHUR” në KAMPION BOTE

Delo.autor

Houson “leksion” kampionëve të Golden State, barazon 1-1 serinë e finaleve

Sadik.Autor

“Dua të dashur”! I riu lë koment në videon e Xhakës, FIFA i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment