Futboll Premier League Sport

DOMINOJNË DY KRYESUESIT PËR TITULL/ Ekipi më i mirë i vitit në Premier krijon debate, ja arsyet befasuese

Ekipi më i mirë i vitit në Premier League (player of the year), sipas Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA), dominohet nga lojtarë të Manchester City dhe Liverpool, dy klubet që po rivalizojnë “dhëmbë për dhëmbë” titullin e kampionit në këtë vend. “Citizens” përfaqësohen me 6 lojtarë, ndërsa “The Reds” me 4 të tillë.

I vetmi lojtar i një tjetër klubi në këtë 11-she është Paul Pogba. Përfshirja e francezit ka befasuar shumë, ashtu siç ka tërhequr vëmendjen mungesa e Eden Hazard. Belgu ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm te Chelsea, ndërsa francezi ka treguar luhatje të mëdha me “Djajtë e Kuq”. Për këtë arsye, ka plasur debati në rrjetet sociale dhe nuk kanë fund talljet me një formacion ku të paktën Pogba nuk duhej të kishte vend, duke parë sezonin e tmerrshëm të United dhe të francezit, edhe pse kampioni i botës ka shënuar shumë gola, kryesisht me penallti.

Ederson (City), Arnold (Liverpool), Van Dijk (Liverpool), Laporte (City), Robertson (Liverpool), Bernardo Silva (City), Fernandinho (City), Pogba (United), Sterling (City), Mané (Liverpool) dhe Agüero (City) janë lojtarët që përbëjnë “Ekipin e Vitit” në Premier League.

Liverpool kthehet në krye për çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” në Premier League, me Van Dijk, pasi edicionin e kaluar e fitoi Mohamed Salah. Më parë, po nga të kuqtë, kishin triumfuar në këtë drejtim Luis Suárez (2013-14) dhe Steven Gerrard (2005-06), ndër të tjerë.

Related posts

Liverpool-West Ham shënohet goli i dytë në frymën e fundit të pjesës së parë (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Shuhet Mino Raiola, konfirmimi vjen nga familja

F.autor

E BUJSHME/ Nuk kanë fund bëmat e Wanda Nara-s, kësaj radhe padit Maxi Lopez. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment