Futboll

Tronditet futbolli kroat, Shuker shkarkohet si president i Federatës

Me sa duket Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku manipulohen votimet për të zgjedhur drejtuesit më të lartë të futbollit në vend. Në Kroaci, Inspektoriati i Sportit ka vendosur që të shkarkojë Davor Shuker nga drejtimi i Federatës Kroate të Futbollit, pasi është zgjedhur në mënyrë të parregullt, me vota të paligjshme.

Legjenda e futbollit kroat u rizgjodh më 22 dhjetor si presidenti i federatës së këtij vendi nga Asambleja. Por Inspektoriati i Sportit në Kroaci zbuloi se votues kishin qenë edhe persona të cilët nuk duhej të kishin marrë pjesë në votim dhe si autoritet më i lartë sportiv, cilëson këto zgjedhje të pavlefshme.

Sipas protokollit, rezultojnë si votues edhe Dubravko Galoviç, Stjepan Merkash, Ante Vuçemiloviç-Shimunoviç, Drago Luciç dhe Davor Iviç, të gjithë përfaqësues të shoqatave rajonale të futbollit në Kroaci.

Por asnjë prej tyre nuk duhej të kishte votuar pasi ata janë përfaqësuesit e shoqatave përkatëse në Komitetin Ekzekutiv dhe nuk duhej të lejoheshin ta bënin një gjë të tillë, duke vepruar kësisoj kudnër statutit dhe ligjit.

Kësisoj, Inspektoriati i Sportit në Kroaci i cilësoi zgjedhjet e parregullta e si rrjedhojë edhe Shuker të jashtëligjshëm, ndërsa shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve të reja.

Shuker garonte përballë ish-futbollistit të njohur kroat, Dario Simiç, i cili i kontestoi zgjedhjet dhe tani me shumë mundësi do të ketë një avanatzh të ndjeshëm në ato të radhës, pasi u zbuluan manipulimet e presidentit në detyrë që kërkonte rizgjedhjen.

Related posts

RONALDO SHËNON, NDËRSA MESSI JO/ Në Spanjë shpjegojnë pse po ndodh kjo

Delo.autor

BASTET/ Sot pritet sfida Poloni-Shqipëri, shihni sa kuotohet fitorja e “kuqezinjve”…

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-ylli i madh i futbollit ARRESTOHET, akuzohet për NGACMIME SEKSUALE

Isa.Autor

Leave a Comment