Futboll La Liga Sport

PROBLEMI I PORTIERIT/ Nëse nuk vjen Courtois, Real Madrid ka një plan “B”

Real Madrid, pavarësisht nga ardhja e të riut Lunin, është ende në kërkim të një portieri që të marrë vendin e Keylor Navas. Favoriti kryesor mbetet Thibaut Courtois, pasi edhe Chelsea është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Në rast se Real Madrid nuk do të arrijë të marrë belgun, atëherë “The Sun” shkruan se alternativa e “Los Blancos” është Hugo Lloris. Edhe t’i marrësh Tottenham portierin francez nuk është e lehtë, pasi “spurs” duan rreth 70 milionë euro.

Pavarësisht nga gafa në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë, Hugo Lloris mban statusin e një prej portierëve më të mirë të planetit.

Numri 1 i Tottenham ka përfunduar në librin e shënimeve të Real Madrid, si plan “B” nëse nuk marrin Courtois.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Chelsea në sulm për yllin e Barcelonës, një rikthim i bujshëm në Angli!

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Liverpool – Leicester City (FOTO)

Q.Autor

ÇMENDURIA 91 KM NË ORË NGA 27 METRA/ Del Piero mahnitet: “Pleshtin” e pushtoi “djalli” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment