Formula 1

Sebastian Vettel thyen rekordin e pistës së Barcelonës

Sebastian Vettel ka thyer rekordin e vjetër të pistës Montmelo gjatë sesionit të paradites, në ditën e parafundit të parazezonit të Formula 1.

Piloti gjerman i Ferrarit me njëvendëshen e re SF71H zbriti nën kufirin 1 minutë e 18 sekonda, ndërsa testoi tipin e ri të gomave Hypersoft të prodhura në këtë sezon nga Pirelli. Pas gjermanit, kohën e dytë më të mirë e arriti Kevin Magnussen me Haas, i ndjekur nga Pierre Gasly me Toro Rosso.

Shumë të distancuar ishin dy pilotët e Mercedes Valtteri Bottas dhe Lewis Hamilton, përkatësisht 9 dhe 10, që ishin në kufirin e 1.19.5, por duke përdorur goma të ndërmjetme. Përveç Ferrarit dhe Mercedes, edhe Red Bull arriti të regjistronte me shumë se 180 xhiro testime.

Related posts

TRONDITET FORMULA 1/ Max Verstappen me akuza të rënda ndaj Ferrarit, ja shkaku befasues

Delo.autor

FORMULA 1/ Doli mes flakëve si “Terminatori”, ja 26 sekondat e “ferrit” të pilotit Romain Grosjean

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari nis revolucionin pas dështimit, zyrtarizohen ndryshimet në stafin drejtues

Delo.autor

Leave a Comment