Futboll

Shkëndija nuk fal, Izair Emini mban premtimin

Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet, teksa pasditen e sotme ka marrë një tjetër fitore, 0-2 ndaj Rabotnickit në kampionat. Ka qenë Izair Emini ai që zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, duke mbajtur edhe premtimin e dhënë në intervistën para ndeshjes, për të vijuar me shënimin e golave.

Në pjesën e dytë, ishte golshënuesi i skuadrës, Besart Ibrahimi që dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi fitoren për kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Rabotnicki luajti me një lojtar më pak, përreth 40 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të Trajcevskit.

Me këtë 3-pikësh, Shkëndija vijon të ‘fluturojë’ drejt titullit, duke e çuar në 17 pikë diferencën nga Vardari ndjekës, që luan nesër ndeshjen e javës së 23-të.

Related posts

Lisandro Lopez kryen me sukses testet mjekësore te Interi

Q.Autor

E ardhmja e Hazard tek Chelsea varet nga Conte

Sadik.Autor

BOMBASTIKE/ Dessa Nunes, mbështetje pa kufi për Napolin nga Brazili (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment