Futboll Seria A

SERIA A/ Merret vendimi: Ja kur luhet java e 27 dhe derbi Milan-Inter

Java e 27 e Serie A, e shtyrë pas vdekjes së Astorit, pritet të luhet një muaj më vonë, konkretisht më 3 dhe 4 prill.
Liga Italiane e Futbollit është mbledhur sot për të vendosur mbi datën e rikuperimit të javës së 27 të Serisë A, e shtyrë dje pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Kështu, u vendos që takimet e shtyra dje, të luhen një muaj më vonë, konkretisht më 3 dhe 4 prill, raportojnë mediat italiane.

Gjithsesi ende pezull ka mbetur derbi Milan-Inter, që varet nga ecuria e kuqezinjve në Europa League.

Kështu, nëse skuadra e Gattusos eliminon Arsenalin, atëherë derbi nuk do të zhvillohet mesjavën e 3 dhe 4 prillit, pasi kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në çerekfinalet e Europa Leagues.

Vetëm nëse Milani përfundon jashtë kompeticionit, derbi do të rikuperohet në këtë datë.

Related posts

Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme

Sadik.Autor

SEZON KATASTROFIK/ Klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ky është formacioni më i mirë i sezonit në Premier League. Ja befasia për…

Isa.Autor

Leave a Comment