Futboll

PSG-Real Madrid, biletat arrijnë shifrën stratosferike

Interesi që ngjall ndeshja e së martës mes PSG dhe Real Madridit duket në shitjen e biletave, të cilat kanë kapur çmime stratosferike.

Sipas mediave franceze, për të qenë i pranishëm në “Parkun e Princave” njerëzit kanë paguar deri në 7 300 euro!

Duke marrë parasysh këtë, shumë prej tifozëve francezë që kanë abonim në stadium janë shprehur të gatshëm në rrjetet sociale për të shitur biletën e tyre, pasi do të merrnin mbrapsht të gjitha paratë e abonimit sezonal.

PSG do të mundohet të përmbysë humbjen 3-1 në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të vazhdojë aventurën në Champions League.

Related posts

Duartrokitjet e fundit për Astorin, zëvendësuesi e nderon me gol

Q.Autor

“KATALANASIT” NË KRIZË/ Titullari i Barcelonës i nënshtrohet operacionit, ja sa pritet të mungojë

Delo.autor

THIAGO LARGOHET NGA BAYERN/ Por gjermanët i kanë zgjidhjet brenda shtëpisë

Delo.autor

Leave a Comment