Futboll Sport

TRI SHTETE NË ALARM/ Tifozët e “Euro 2020” po infektohen masivisht

Autoritetet finlandeze kanë bërë të ditur se të paktën 80 tifozë (por numrat nuk janë përfundimtarë dhe mund të rriten) dolën pozitivë me Covid-19 pas kthimit nga Rusia, ku morën pjesë në ndeshjet e ekipit të tyre kombëtar.

Koronavirusi po tremb fort edhe Anglinë me shtimin e rasteve të reja. Edhe një reporter i “Sky Sports” doli pozitiv dhe menjëherë u izolua së bashku me kameramanin e tij. Kontrollet për ekipin anglez janë intensifikuar pas kontakteve të Mason Mount dhe Ben Chilwell me skocez Billy Glimour, i cili rezultoi i infektuar dhe ndodhet në karantinë 10-ditore.

Edhe autoritetet shëndetësore daneze iu kërkuan tifozëve që morën pjesë në ndeshjen midis Danimarkës dhe Belgjikës më 17 qershor në Kopenhagë që t’i nënshtrohen një testi për koronavirus, pasi gjetën të paktën tre persona pozitivë me variantin “Delta”. Ministri danez i shëndetësisë tha se rreth 4.000 njerëz ishin ulur pranë spektatorëve, që ishin pozitivë.

Danimarka ka raportuar 247 raste të këtij varianti që nga 2 prilli. Të gjithë ata që morën pjesë në ndeshjen e fundit të “Euro 2020” në Kopenhagë, të hënën, do të duhet të tregojnë dokumente të vlefshme që nuk janë të infektuar me Covid-19, para se të mund të hyjnë në “Parken Stadium”.

Related posts

Mbappe 11 vjeç, tenton një gol olimpik. Reagimi i shokut e lë pa fjalë… (VIDEO)

Isa.Autor

PRISHTINA U SHPALL KAMPIONE/ Dyshohen për trukim të ndeshjeve, federata kosovare nis hetimin për klubet

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Leave a Comment