Futboll Sport

Real Madrid kalon natën në Miami, në krah të… ëndrrës

Miami nuk është një qytet që ka shumë tifozë të zjarrtë për futbollin (atë Europian), por sporti më popullor në botë ka mbështetës mes spanjisht folësve, të cilët po presin me padurim të ndjekin ndeshjen mes Real Madrid dhe Manchester United.

Shumë prej tyre janë befasuar nga vendimi i Cristiano Ronaldo-s për t’u transferuar tek Juventus. Pyetja kryesore tani është se kush do të jetë pasuesi i CR7 te “Los Blancos”. Emrat më të përmendur janë ata të Mbappe, Neymar dhe Hazard.

“Hazard është i mirë, por ai s’është Ronaldo”, ka thënë një nga punonjësit e hotelit ku Real do të qëndrojë në Miami, siç ka bërë të ditur “Marca”. Emri më i parapëlqyer është ai i Neymar, por duket e vështirë që ai të shkojë te madrilenët këtë verë.

Si për ironi të fatit, skuadra e Lopetegui do ta kalojë natën në një hotel që kanë një vizatim gjigant të yllit brazilian. Një gjë e pazakontë, duke parë se në Miami nuk ka shumë murales me yje të futbollit.

Related posts

E ardhmja e francezit në “Camp Nou”/ Malcom: Yjet e Barcelonës e përkrahin Dembele

Isa.Autor

A ka një mundësi reale që Paul Pogba të shkojë te Real Madridi?

Q.Autor

SULMON BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Alaba: Klubi më dha goditje në fytyrë, donin të më…

Delo.autor

Leave a Comment