Të tjera

Nadal rikthehet më 6 prill, do të luajë me kombëtaren në Davis Cup

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, që nga data 2 prill do të jetë numri 1 në botë për meshkuj, do të rikthehet të luajë për kombëtaren e vendit të tij në fazën çerekfinale të turneut Davis Cup.

Kombëtarja spanjolle do të luajë në çerekfinale ndaj Gjermanisë më datat 6-8 prill, në Valencia dhe Nadal do të jetë në ekip së bashku me Pablo Carreno Busta, Roberto Bautista Agut, David Ferrer dhe Feliciano Lopez.

Tenisti spanjoll nuk luan për fanellën e vendit të tij që prej vitit 2016. Nadal, që në karrierën e tij ka fituar 16 grand sleme, nuk luan një ndeshje zyrtare që pas tërheqjes nga grand slemi i Australian Open, në janar të këtij viti, për shkak të disa probleme fizike. Ai pritej të luante në turneun e Acapulco, në Meksikë, por u dëmtua sërish, duke hequr dorë nga dy turnetë Masters të Indian Wells dhe Majemit.

Related posts

Majlinda Kelmendi, heroinë e Kosovës dhe legjendë e xhudos

Q.Autor

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Delo.autor

“NUK KA KORONAVIRUS KËTU”/ Presidenti bjellorus luan hokej në kohën e pandemisë së COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment