Të tjera

Peshëngritje, Briken Calja kampion i Europës në shkëputje

Peshëngritësi Briken Calja është shpallur sot në mbrëmje Kampion i Europës në stilin e shkëputjes në peshën 69kg, duke zënë vendin e parë me 146kgkg. Një paraqitje mjaft e mirë e peshëngritësit nga Shtërmeni, që ashtu sikurse kishte premtuar, ka sjellë medalje nga Europiani që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Në stilin e shkëputjes, Calja e nisi garën me 141kg, duke e realizuar me sukses provën e parë, ndërkohë që i suksesshëm është edhe në provën e dytë, kur ngre 143kg. Edhe në provën e tretë Briken calja nuk gabon, ngre lart 146kg dhe siguron vendin e parë, duke marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes.

Ndërkohë që, Calja vazhdon garën me stilin e shtytjes, ku sërish është pretendent për të marrë medaljen e artë, çka do të thotë që do të jetë i pari edhe në dygarësh.

Po në këtë peshë, 69kg, garon edhe peshëngritësi tjetër kuqezi Arbër Çerçizi, që e mbylli stilin e shkëputjes në vendin e shtatë, me 135kg. Ai e nisi mirë gatën, kur ngriti 135kg në provën e parë, ndërsa në të dytën tentoi 141kg, por pa sukses. Në provën e tetë, Çerçizi tenton 142kg për të hyrë në zonën e medaljeve, por dështon.

Gara vijon me stilin e shtytjes për të dy sportistët kuqezinj…

 

Related posts

PROJEKTOI SUKSESIN E PADISKUTUESHËM NË FORMULA 1/ Wolff: Pas 8 vitesh në majë, mund të largohem nga Mercedes

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu përmbys Partizanin, Tirana “leksion” Barleti Volley

Delo.autor

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Delo.autor

Leave a Comment