Bundesliga Futboll Sport

TRIUMF MADHËSHTOR/ Bayern mposht Gladbach me goleadë dhe feston titullin kampion të Bundesligës

Bajerni i Mynihut është shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të 31-të në histori. Skuadra e Hansi Flik, shpartalloi me rezultatin 6-0, Borusia Mynshengladbahun në sfidën e vlefshme për javën e 32-të, ku njeriu i ndeshjes ishte polaku Levandovski i cili realizoi tripletë.

Bavarezët ishin të papërmbajtshëm në këtë përballje, teksa shënuan plot 4 herë në pjesën e parë. Leva hapi serinë e golave në minutën e 2-të, për të vijuar më pas me Mylerin në të 23-të, që dyfishoi shifrat. Polaku ngriti rezultatin në 3-0 në minutën e 34-t, teksa 20 minuta më pas ishte Koman, që vulosi pjesën e parë në 4-0.

Bajerni nuk u mjaftua me epërsinë e 4 golave, teksa realizoi edhe të 2 të tjerë me anë të Levandovskit në minutën e 66-të dhe Sane në minutën e 85-të. Kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur, skuadra e Flik udhëheq me 10 pikë diferencë nga Lajpcigu i vendit të dytë. Ky është titulli i dytë radhazi për trajnerin gjerman që në fundin e këtij sezoni do t’i thotë lamtumirë skuadrës. Gjasat janë që Flik të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas kampionatit Europian, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare.

Related posts

MERKATO/ Palmerias kërkon Gabigol, i ofron Interit dy lojtarë në shkëmbim

Isa.Autor

NUK E DUAN NË EKIP/ Inter gjen zgjidhjen për Alexis Sanchez tek… Bayern Munchen!

Delo.autor

Nuk mjaftoi eliminimi/ Festimi i TALENTIT të LIVERPOOLIT tërbon tifozët në “Old Traford”

Isa.Autor

Leave a Comment