Futboll

Sinqeriteti i Mourinho dhe gjumi që rrezikoi dështimin e transferimit nga Real

Në vitin 2010, pas dy sezonesh, Rafael Van der Vaart largohet nga Real Madrid për të veshur fanellën e Tottenham. Një transferim i realizuar në ditën e fundit të merkatos, dhe që ishte shumë pranë dështimit, sepse futbollistin e kishte zënë gjumi. Është vetë protagonisti kryesor, Van der Vaart ai që e rrëfen historinë për “Four Four Two”: “Jose Mourinho u tregu i sinqertë mbi shanset e mia, duke më thënë se kishin marrë Mesut Ozil, për të luajtur në vendin tim. Më tha se mund të qëndroja, por nuk isha në formacionin e tij titullar”.

Në atë kohë isha akoma me dëshirë për të qëndruar te Real Madrid edhe për një tjetër sezon. Rreth orës 4 të pasdites, në ditën e fundit të merkatos, menaxheri im më telefonoi për të më thënë se Tottenham ishte i interesuar. I kërkokva që ta mendoja, teksa mu përgjigj se duhej të vendosja brenda dy orëve. Nisa të vlerësoj gjithçka, më pas u shtriva të pushoja, por kur u zgjova ishte ora 17:40 dhe agjenti im më kërkoi në telefon që të vendsja me nxitim. Pasi u mendova për një fraksion sekondi, u përgjigja: ‘Po, le ta bëjmë’. Nuk kisha kohën për ta menduar apo diskutuar me askënd, ishte thjeshtë intuit. Shumë shpejt e kuptova se sa i lumtur isha për atë vendim. Që nga momenti i parë kur arrita te Tottenham, u ndjeva si në shtëpi”, tregoi Van der Vaart.

Related posts

VIDEO VIRALE/ Vogëlushi i çoroditur nuk di ku të shkojë, lojtarët e Arsenalit bëjnë gjestin e madh

F.autor

BENFICA-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann i beson katërshes së sulmit Coman-Muller-Sane-Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZBULON OBJEKTIVAT/ Spalletti: Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë në…

Delo.autor

Leave a Comment