Basketball

Golden State mposht Spurs falë magjisë së Durant

Pas një loje spektakolare, skuadra kampione e Golden State mundi 110-107 San Antonion, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA. Të dyja skuadrat rivalizuan deri në fund dhe e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi ekipi i Warriors, falë 37 pikëve e 11 rebaund të Durant, më i miri në fushë. Për Spurs u dallua Aldridge, i cili realizoi 30 pikë e 17 rebaund, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe skuadra e Oklahomës, që mundi me lehjtësi 115-87 Phoenix, takim që u komandua nga Thunder, që korrën fitoren e 39-të sezonale. Westbrook me 27 pikë e George me 21 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Booker për miqtë.

Në Lindje, vijon të shkëlqejë skuadra e Boston, që triumfoi 117-109 ndaj Minnesotës, duke regjistruar fitoren e 47-të në kampionat. Miqtë arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe falë 23 pikëve të Irving dhe 20 të Horford, ndërsa për vendasit nuk mjaftuan 30 pikët e 12 rebaund të Bjelica për të evituar humbjen. Fiton edhe Miami, që mundi 108-99 Philadelphia, sfid e vendosur në periodën e katërt në favor të vendase, ku u dallua Whiteside me 26 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mposhti 125-111 Charlotte, ndeshje me rivaltiet në pjesën e parë, ndërsa në të dytën miqtë u shkëputën dhe triumfuan falë 29 pikëve të Crabbe dhe 22 të LaVert.

REZULTATET

Charlotte – Brooklyn, 111-125

Miami – Philadelphia, 108-99

Minnesota – Boston, 109-117

Oklahoma – Phoenix, 115-87

Golden State – San Antonio, 110-107

Related posts

NBA/ Skuadra e Charlotte Bobcats e përgjysmuar, 4 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Boston rigjen fitoren ndaj Clippers, “OK” edhe Spurs e Houston

Q.Autor

NBA/ Toronto thyen mitin Houston, mposhten Golden State e Cleveland

Q.Autor

Leave a Comment