Futboll

“Sistem i korruptuar?”, Mark Iuliano i përgjigjet Ronaldo Fenomenit

Kemi luftuar një sistem të korruptuar”. Kjo ishte fraza e artikuluar nga Ronaldo “Fenomeni” gjatë ceremonisë së “Hall of Fame” të Inter, zhvilluar të premten e kaluar. Duke marrë shkas pikërisht nga ajo deklaratë, sot në mikrofonin e ‘Radio Sportiva’ ka folur Mark Iuliano, ish-mbrojtës i Juventus, që iu përgjigj akuzës së brazilianit: “Ronaldo është një djalosh emocional dhe sigurisht kur flet për Inter, duhet ta bëjë në favor”.

Imazh i ngjashëm

“Ajo Juve ishte skuadra më e fortë nga të gjitha, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Sistem i korruptuar? Nuk di se kujt i referohet Ronaldo, por në ato kohë, nuk komandonte vetëm Juventus, ishin shtatë motrat dhe italianet ishin skuadrat më të mira në botë. Është e lehtë të flasësh për Juven e rënë nga kategoria, për disa gjëra ekziston kujtesa e gjatë, ndërsa për të tjera ekziston vetëm ajo e shkurtra. Nga Milan, te të tjerat, pak a shumë të gjitha skuadrat patën probleme. Në çdo rast unë jam një njeri futbolli dhe për politikën futbollistike nuk më ka interesuar kurrë asgjë”, deklaroi Iuliano.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi i sapo ngjitur në Serinë A shënjestron ish-lojtarin e Liverpool…

Delo.autor

I PREU GISHTIN TË DASHURËS/ Arrestohet babai i futbollistit të njohur John Terry

Delo.autor

SEZON KATASTROFAL/ GATTUSO ka tri ndeshje për të larguar FANTAZMËN e CONTES

Isa.Autor

Leave a Comment