Futboll Premier League Sport

I MBYLLI PËRFUNDIMISHT DERËN GREZDËS/ Steven Gerrard: Mbaj unë përgjegjësi për…

Trajneri i Glasgou Rejnxhërsit Steven Gerrard zbuloi për herë të parë arsyet se përse futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Eros Grezda nuk mundi të përshtatej me futbollin britanik.

Grezda55

Ish-kapiteni legjendar i Liverpuli tregon se 24-vjeçari nuk u impenjua sa duhet për të fituar vendin e formacionit të titullarit. Për dështimin e Grezdës në Skoci, Xherrard pranon t’i marrë të gjitha përgjegjësitë mbi supe.

“Grezda nuk punoi kurrë dhe për këtë mbaj përgjegjësi vetë. Për të qenë i sinqertë me të, ai donte të largohet dhe të luante. Ne i urojmë të gjitha të mira. Është kthyer te Oshijeku, kështu që nuk ka asnjë problem atje”, shprehet 39-vjeçari anglez.

Një dëmtim i gjatë si dhe një incident në një turne miqësor ku pështyu njërin prej lojtarëve kundërshtarë i mbyllën përfundimisht dyert lojtarit kuqezi për të vazhduar karrierën me Glasgoun. Ai u rikthye në Kroaci te Oshijeku, ku ka kujtime të bukura.

Related posts

KËNGËTAR APO FUTBOLLIST? Ylli i Realit mahnit shokët te Spanja (VIDEO)

Delo.autor

WEMBLEY “ARMA SEKRETE” E ANGLISË/ “3 Luanët” të pamposhtur në stadiumin mitik në garat europiane

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment