Futboll Premier League Sport

ZBULON ZGJEDHJET E VËSHTIRA/ Hazard kalon testin e së vërtetës: Do ishte fantastike të arrija…

Ylli i Chelseas, aq shumë i kërkuar nga Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane, belgu Eden Hazard pranoi t’i përgjigjet një testi pyetjesh të bërë nga “HLN”, riprodhuar edhe nga “Daily Mirror”. Një test në të cilin 28-vjeçari nuk nguron të pranojë ndër të tjera se ka pirë duhan, se dëshiron që të jetë CR7 për të paktën një ditë, apo edhe se ka besim se do të fitojë “Topin e Artë”.

A do të pranonit të ishit Cristiano Ronaldo për një ditë?

“Patjetër që po. Do të ishte fantastike të arrija nivelet e tij të ekselencës. Mendoj se do të ishte shkëlqyeshëm”.

Ke pirë ndonjë herë duhan?

“Po po, kam pirë”.

Tottenham apo Arsenal?

“Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Thierry Henry, kështu që zgjedh ‘Topçinjtë’”.

Real Madrid apo Barcelona?

“Dy klube të mëdha (shkel syrin)”.

Mbappé apo Neymar?

“Nëse më duhet të zgjedh, atëherë do të them Mbappé, por kjo sepse e njoh personalisht shumë mirë Kylian”.

A do ta fitosh ndonjëherë “Topin e Artë”?

“Po”.

Mendon se Barça do të fitojë Champions League këtë vit?

“Nuk e përjashtoj, por meqenëse Cristiano fiton Champions League çdo sezon, mendoj se do të jetë e vështirë”.

Chelsea blu apo Madrid i bardhë?

“Blu”.

José Mourinho apo Rafa Benítez?

“Mourinho”.

Related posts

SKANDALI/ Pamje të turpshme në Korçë, mbrojtësi Adili merr të kuq dhe kërkon sherr me Memellin (VIDEO)

Delo.autor

15 rregullat, sekret të Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

Q.Autor

Leave a Comment