Futboll Kategoria Superiore

Skënderbeu pa titull kampion? CAS jep këtë përgjigje

Titulli i Superiores i sezonit 2015-2016 është në dorë të CAS-it të Lozanës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka përfunduar tashmë gjykimin e çështjes në fjalë, të relatuar pranë saj nga klubi korçar i futbollit, që nuk është pajtuar me heqjen e titullit në fjalë nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së.

Kujtojmë se kuqebardhët e kanë konsumuar një dënim të dhënë nga UEFA, me mospjesëmarrje një vit në Kupat e Europës, pasi janë konstatuar disa ndeshje të tyre në garat europiane, por edhe në kampionatin shqiptar, si të paravendosura në rezultat.

Kompanitë partnere të UEFA-s, që merren me monitorimin e lëvizjeve të koeficentëve të basteve kanë dalë në përfundimin se ka shumëçka që nuk shkon te një numër i konsiderueshëm i sfidave të Skënderbeut.

Në bazë të këtyre relacioneve, është kërkuar së fundi edhe dënimi përtfundimtar i kryesuesve të Superiores me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë. Sidoqoftë, çështja e titullit të hequr nga Etika është një histori më vete për Skënderbeun dhe pret të mësojë së shpejti verdiktin nga CAS-i, që është edhe hallka e fundit e një gjykimi sportiv në kontinent.

Skënderbeu është në pritje të këtij vendimi, sepse nëse shkon në favor të tij, i jep kredite të konsiderueshme edhe për betejën tjetër në UEFA, lidhur me raportin e fundit të inspektorëve të qeverisë europiane të futbollit.

Po ashtu, pret edhe Partizani, me shpresën se mbetja në fuqi e vendimit të Etikës së FSHF-së do ta dërgojë titullin te të kuqtë, që ishin nënkampionët e vendit në sezonit e cituar më sipër. Pas një kontakti me email me Gjykatën e Lozanës, “Telesport” mori përgjigjen e mëposhtme:

Related posts

SULMUESIN SERB E QUAJNË “CIGAN MU*I”/ Futbollisti shqiptar kërkon ndërprerjen e ndeshjes

Delo.autor

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Falë një SUPER ASIST nga Barella, “Demi” Lautaro zhbllokon sfidën në Coppa Italia (VIDEO)

Delo.autor

Çfarë Barcelone/ Kampionët përmbysin rezultatin me sulmuesin Dembele

Isa.Autor

Leave a Comment