Europa League Futboll

Sot finale e parakohshme në Europa Ligë, ja çfarë thonë statistikat për supersfidën Milan-Arsenal

Milani dhe Arsenali janë dy klube të njohura në nivel evropian dhe botëror. Ato do të ndeshen me njëra tjetrën sot ne “San Siro” në raundin e 1/8-ave të Ligës së Evropës, por përballja do të ishte e denjë edhe për Ligën e Kampionëve.

Dy ekipet janë përballur për herë të fundit po në këtë kompeticion në sezonin 2011-2012, dhe të dyja takimet kanë qenë spektakolare, me plot gola dhe emocione.

Takimi i parë në Itali përfundoi me fitoren 4-0 të Milanit. Në Angli, Arsenali u kundërpërgjigj me fitoren 3-0, por që gjithsesi nuk mjaftoi dhe kuqezinjtë kaluan në raundin tjetër.

Gjithsej ato janë takuar 6 herë në kompeticionet evropiane. Milani ka fituar 2 prej këtyre takimeve, Arsenali 2 dhe dy herë janë ndarë në barazim.

1 Shkurt 1995     Arsenal – Milan      0-0       Superkupa e Evropës

8 Shkurt 1995     Milan – Arsenal      2-0        Superkupa e Evropës

20 Shkurt 2008   Arsenal – Milan     0-0        Liga e Kampionëve

4 Mars 2008        Milan – Arsenal     0-2        Liga e Kampionëve

15 Shkurt 2012   Milan – Arsenal     4-0        Liga e Kampionëve

6 Mars 2012        Arsenal –  Milan   3-0        Liga e Kampionëve

Related posts

FORMACIONI MË I MIRË NË SERIE A/ Në bazë të statistikave dominojnë Milan e Napoli , ja ekipet jashtë liste

Delo.autor

SPIKATI NË KATEGORINË SUPERIORE/ Gjilani i Mezanit pranë akordit me mbrojtësin 31-vjeçar

Delo.autor

Bayerni shpallet kampion/ Heynckes: I dërgoj Ancelottit…

Sadik.Autor

Leave a Comment