Bundesliga Futboll

Klasikja e futbollit gjerman/ Bajern- Dortmund, bavarezët mund të shpallen kampionë që ditën e sotme

Bajerni dhe Dortmundi do të përballen sot në “Allianz Arena” të Mynihut. Bavarezët do të luajnë vetëm për fitore, jo sepse kjo është jetike, por sepse ata duan të festojnë titullin në praninë e tifozëve vendës sa më herët.

bajern

Skuadra e Hejnkesit pati mundësinë ta fitonte titullin që në javën e kaluar kur u mund nga Lajpcigu në transfertë, por dhe Shalke fitoi kështu që ishte praktikisht e pamundur. Sot, atyre u duhet të fitojnë dhe Shalke të humbasë apo të barazojë me Fraiburgun në ndeshjen e orës 15:00.

Festa është vetëm 3 pikë larg dhe me sytë nga Shalke, tifozët bavarezë kanë gati fuçitë e birrës dhe pritet vetëm të hapen. Ky do të ishte titulli i 28-të për kampionët në fuqi që mbeten klubi më i titulluar në Gjermani.

Related posts

GOL QESHARAK/ Shikoni çfarë pëson Bullgaria nga 30 metra largësi (VIDEO)

Delo.autor

Mohamed Salah thyen dy rekorde në Premierligë! Ai bëhet lojtari i parë që…

Sadik.Autor

Skënderbeu e quan trillim lajmin: UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar ndaj nesh

Sadik.Autor

Leave a Comment