Futboll Kategoria Superiore Sport

ERDHI ME BUJË NË JANAR/ Mesfushori i Partizanit “ftohet” me trajnerin Daja

Ferhan Hasani nuk ka dhënë kontributin që mendohej te Partizani pas ardhjes së tij me bujë në merkaton e janarit. Mesfushori fantazist ka një CV të pasur dhe një emër të madh, pasi me Shkëndijën, tregoi një nivel të lartë. Karriera e “Bubës” ka nisur pikërisht te Shkëndija, për të kaluar më pas në Bundesligën gjermane te skuadra e Volfsburgut.

Pas një sezoni me skuadrën gjermane, Hasani u transferua te një tjetër ekip me emër, te Brondbi në Danimarkë. Dy sezone të mira te kjo skuadër, e më pas u rikthye te Shkëndija ku për tri sezone tregoi të gjitha aftësitë e tij dhe ishte lideri i skuadrës. Kjo formë e mirë i dha një tjetër transferim jashtë trojeve shqiptare, ku luajti për skuadra të mëdha si Raed dhe Helsinki.

Pasi e mbylli me Helsinkin në Finlandë, “Buba” erdhi te Partizani në janar, ku menjëherë mori statusin e goditjes më të madhe të merkatos së dimrit. Por, gjërat nuk shkuan siç duhet për të. Problemet fizike, por dhe me trajnerin Daja, bënë që të kishte një ftohje mes dy palëve.

 

Në fillim të muajit mars, Hasani u largua nga klubi, për t’u rikthyer përsëri pas një bisede me presidentin Demi. Edhe pse u rikthye në ekip, “Buba” sërish nuk kishte raporte të mira me trajnerin Daja. Ky i fundit nuk e shihte fantazistin si titullar dhe kjo gjë e ka bezdisur jo pak 30-vjeçarin, që pas muajit mars, ka pretenduar të jetë lojtar i rëndësishëm për klubin.

Vetëm një ndeshje titullar ka luajtur Hasani me Partizanin kundër Skënderbeut, për shkak se Bardhi ishte i pezulluar me kartonë. As në ndeshjen e fundit kundër Bylisit, që ishte si një “miqësore”, Hasani nuk u preferua titullar nga Daja, që patjetër është një sinjal.

Related posts

De Gea mban në ‘ankth’ Mourinhon, Reali pret pas derës!

Q.Autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Guardiola: Ky fat bashkëjeton me trajnerët gjatë gjithë kohës, ai nuk…

Isa.Autor

Gega: Mungesa e Asanit ndihet, edhe Partizani im ka limite. Ja pse jam kundër spektaklit që…

Isa.Autor

Leave a Comment