Futboll La Liga Sport

NGA MESSI TEK DE JONG/ Trajneri Koeman synon të rikthejë Barçën e Cruyff

Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për “Barça TV”, që do të transmetohet të mërkurën. Hollandezi insiston në një mesazh joshës për Messin, edhe pse me disa nuanca. Janë mesazhe të shkurtra, por të drejtpërdrejta. Këto janë disa nga deklaratat e tij, që publikohen paraprakisht nga “AS”, bërë për çështje të ndryshme.

Messi – “Është kënaqësi të kesh një lojtar si Messi në ekip. Me cilësinë e tij, ai do të gjejë hapësirë ​​në evolucionin e ekipit”.

Mesazhet e tij – “Më pëlqen të jem i drejtpërdrejtë dhe të kem një komunikim të mirë me lojtarët. Unë bëj takime të shkurtra, por e bëj të qartë mesazhin”.

Ndikimi i Cruyff – “Ai është një nga trajnerët, prej të cilit kam mësuar më shumë, veçanërisht gjatë kohës që kaluam së bashku në “Dream Team”. Dhe jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Ideja ime është të luajmë futboll ofensiv dhe të fitojmë tituj. Kjo është filozofia që do të përpiqemi të kemi te Barcelona. Ne duhet të luajmë mirë dhe tifozët katalanas të na shijojnë. Pa dyshim, duam të fitojmë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Gjëja më e rëndësishme është ta dish, nëse je trajner, lojtar apo punonjës i Barçës, se je në klubin më të mirë në botë. Askund tjetër nuk mund të gjesh më mirë. Ndihemi shumë me fat, që jemi pjesë e këtij klubi”.

Filozofia – “Unë jam një trajner që më pëlqen disiplina dhe organizimi i mirë i ekipit. Më pëlqen të dominoj lojën, jam hollandez dhe praktikoj futbollin sulmues. Si trajner, ju duhet ta shijoni futbollin. Ne filluam të luajmë futboll, sepse e duam këtë lojë. Prandaj, nëse jepni gjithçka që keni, edhe me buzëqeshje, është më mirë. Është e nevojshme të shijoni dhe të krijoni një mjedis në ekip, në të cilin të gjithë të mendojnë e punojnë së bashku. Ta bëjnë këtë me lumturi”.

De Jong – “Ai është një lojtar shumë i ri. Performanca që ka treguar deri më tani është e shkëlqyeshme. Kjo nuk është një ndërmarrje e lehtë për një lojtar të ri, që vjen te Barça. Ai është një lojtar i së ardhmes për Barcelonën”.

Qyteti – “Unë ndihem në Barcelonë si shtëpinë time. Në vizitat e mëparshme në qytet më mungonte diçka, sepse nuk kisha ardhur për të punuar për FC Barcelona. Tani jam trajneri i saj dhe ndihem shumë i lumtur”.

Related posts

NDIZET ALARMI PAS “WIMBLEDON”/ Dy tenistë pozitivë me COVID-19 dhe humbasin Olimpiadën

Delo.autor

Gjermania kundër Aubameyang: Jemi në anarki, po mban peng klubin

Q.Autor

E FUNDIT/ Maldini dhe Pioli e mbyllin me Milanin, Rangnick merr gjithçka në dorë në fund të sezonit!

Delo.autor

Leave a Comment